Është diçka e rëndë ka filluar ta marrë veten – Ora Info

March 21, 2026


Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku foli për angazhimet e tij në muzikë pas daljes nga formati.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për ish-finalisten Elijona Binakaj, me të cilën kishte krijuar shoqëri brenda shtëpisë.

Elijona së fundmi përjetoi një humbje të rëndë, pasi xhaxhai i saj u qëllua me armë në Gjakovë.

Vrasja në Gjakovë, viktima është xhaxhai i Elijona Binakaj

Londrimi tha: “Fatkeqësia që i ndodhi Elijonës nuk është aspak e lehtë. Siç kam biseduar me të, është më mirë, ka filluar ta marrë veten pak, por prapëseprapë është diçka e rëndë kështu që shpresoj që do ta kalojnë sa më shpejt familjarisht edhe shpresoj të bëhet mirë”.

Në fund, ai shprehu mbështetjen e tij për Elijonën dhe familjen e saj, duke shpresuar që ta kalojnë sa më shpejt këtë periudhë të vështirë.





Source link