“E kupton Selin?”/ Miri i ngatërron emrin Nikol, Rogerti habitet: “Ua, ua…” (Video)

March 21, 2026


Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, përveç debateve të forta dhe dinamikave të tensionuara, nuk mungojnë as momentet komike apo gafat e papritura.

Së fundmi, protagonist i një situate të tillë është bërë Miri, i cili ka shkaktuar jo pak habi gjatë një bisede të zakonshme në shtëpi.

Teksa ishte duke diskutuar me Nikol, Miri ka bërë një lapsus duke i thirrur asaj me emrin e Selinës. Në mes të bisedës, ai dëgjohet t’i thotë:
[…] e di kur e ke bërë, o Selin? Më fal.”

Ky ngatërrim i papritur ka lënë të shtangur Nikolën. Ajo ka reaguar menjëherë e habitur duke thënë: “Selin?” dhe më pas ka zgjedhur të largohet nga diskutimi.

Gafa nuk ka kaluar pa u vënë re as nga Rogerti, i cili ishte i pranishëm aty pranë. Ai ka reaguar i surprizuar me shprehjen “Ua, ua”, ndërkohë që e gjithë situata është kaluar më pas me të qeshura nga ana e vetë Mirit, i cili e kuptoi menjëherë gabimin.

Ky lapsus i Mirit vjen fiks në një moment kur jashtë shtëpisë po diskutohet rikthimi i interesit të tij ndaj Selinës pas eliminimit të Gimbos, një detaj ky që me siguri do të nxisë edhe më shumë komentet dhe aludimet e ndjekësve të formatit.



Source link