Deklarata e Selin për mirditorët, reagon ashpër G Bani
1
Deklarata e bërë së fundmi nga Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku etiketoi mirditorët dhe dibranët si njerëz “të pabesë”, ka vazhduar të prodhojë reagime të ashpra në hapësirën publike.
Pas modeles Adrola Dushi, radhën për t’iu përgjigjur këtij etiketimi e ka pasur reperi i njohur G-Bani, i cili ka shkuar edhe më tej duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj vetë produksionit të formatit.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, G-Bani u shpreh i bindur se fjalët e banores nuk janë thjesht një mendim i saj i izoluar, por një skenar i ushqyer nga stafi drejtues si formë hakmarrjeje personale.
Për të sqaruar qëndrimin e tij, reperi tha: “Kam marrë shumë mesazhe për këtë deklaratën e banores në BBV që ka ofenduar mirditorët dhe dibranët si të pabesë. Nuk jam marrë personalisht me të se e kuptoj shumë qartë që është dora e produksionit që i ka ngel hatri me ndonjë dibran/mirditor dhe godet përmes Selinës.”
Përtej akuzave ndaj produksionit, ai i ka dalë në mbrojtje të fortë historisë dhe vlerave të këtyre dy trevave. Përmes një krahasimi therës, G-Bani vuri përballë moralin historik të grave të Dibrës dhe Mirditës me akuzat që rëndojnë mbi Selinën për sjelljen e saj me Mirin: “Por Selinës dhe gjithë selinave të shqiptarisë iu kujtoj që mos të ishte Dibra dhe Mirdita, Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Gjergj Kastriot Skënderbeu thonë që ka qenë dibran, kështu që nëse vjen puna për besë dhe tradita dhe për zakone dhe moral, gocat dibrane dhe mirditore janë hedh prej humnerës mos me i rënë në dorë pushtuesit, jo me ju fut në ditë të parë, në ditë të dytë burrave të martuar në krevat.”