U tha se e RRAHU motrën, Sevdai Radogoshi flet për HERË TË PARË, “MOTRA jem jeton n’shpi tem”
2
Sevdai Radogoshi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, ku ka bërë një rrëfim të drejtpërdrejtë për një nga temat më të përfolura rreth tij.
Në një atmosferë me peshë emocionale, ai vendosi të flasë për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që kanë qarkulluar për raportin e tij me motrën.
Gjatë intervistës, Radogoshi mohoi pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke theksuar se raporti i tyre familjar është shumë i afërt.
“Motra jem jeton n’shpi tem”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se realiteti është krejt ndryshe nga ajo që është përfolur në publik.
Ai shtoi se shpeshherë fjalët deformohen dhe situatat keqinterpretohen, sidomos kur bëhet fjalë për figura publike.
Detajet e tjera nga intervista ndiqni në linkun në vazhdim.