Trupi i James “Jimmy” Gracey, një student 20-vjeçar amerikan, u gjet të enjten në ujërat pranë një plazhi në Barcelonë, njoftoi policia spanjolle.
Trupi i tij u identifikua nga zhytësit e policisë, sipas zyrës së shtypit të policisë rajonale të Katalonjës. Gracey ishte student në Universitetin e Alabamës dhe kishte shkuar në Barcelonë së bashku me miqtë e tij, gjatë pushimeve të pranverës.
Policia katalanase tha se hetimet për shkaqet e vdekjes vazhdojnë. Sipas policisë, ai u pa për herë të fundit jashtë një klubi nate rreth orës 03:00 të së martës, kur u nda nga shokët e tij, shkruan Guardian.Ai nuk u kthye më në dhomën që kishte marrë me qira me miqtë. Familja e tij, që jeton në Elmhurst, afër Chicago-s, kuptoi se diçka nuk shkonte kur policia i njoftoi për gjetjen e telefonit të tij.