Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet 29-vjeçari
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili akuzohet për veprën e rëndë penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe ishte në kërkim që prej një muaji.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. Ç., banues në Fier, i cili akuzohet se më 26 shkurt, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin me inicialet S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M), 35 vjeçe.
Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë, ndërsa i riu u vu në kërkim.