“Me të kam bërë dashuri…”/ Gimbo flet për romancën me Selin brenda BBVA

March 20, 2026


Pas eliminimit nga “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo ka folur gjerësisht për raportin e tij me Selinën, duke e konsideruar këtë lidhje si fitoren e tij të vërtetë në këtë format.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori tregoi se ndjenjat e tij për të kishin nisur përpara se të bëheshin pjesë e të njëjtës shtëpi.

Gjatë intervistës, ai përshkroi me detaje pëlqimin e tij dhe ndryshimin e rutinës pas daljes nga izolimi, duke u shprehur:

Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ia shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe flokët e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën ‘hajde nuse, reja ime’.”

Ndër të tjera, Gimbo zbuloi se ka zhvilluar tashmë një takim me familjen e Selinës.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ai zgjodhi gjithashtu t’i plotësojë një kërkesë publike partneres së tij, e cila i kishte lënë porosi të postonte në Instagram një fotografi ku të shfaqej me unazë.

Kujtojmë se DJ Gimbo e ndërpreu rrugëtimin e tij në “Big Brother” të martën, pas një nominimi kokë më kokë me Brikenën.

Ndërkohë që ai pret jashtë, Selina vazhdon garën e saj brenda shtëpisë, ku së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të ashpra me Juelën dhe Rogertin, si dhe aludimeve të publikut për një afrimitet të mundshëm përmes debateve me Mateon.



Source link