“Mateo nxjerr bllof Brikenën”- Jul Deda publikon pamjet (Video)

March 20, 2026


Një bisedë e fundit mes Mateos dhe Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ka ngritur diskutime të reja mbi vërtetësinë e afrimitetit mes Mateos dhe Brikenës.

Këto momente janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktori Jul Deda, i cili ka dhënë një analizë të tijën rreth situatës.

Gjatë këtij diskutimi, Miri e pyet Mateon drejtpërdrejt mbi ndjenjat e tij dhe e këshillon që të mos e lërë raportin të ftohet. Megjithatë, përgjigjja e Mateos shërbeu si një konfirmim për Mirin se e gjithë situata mund të ketë qenë thjesht në funksion të lojës. Biseda mes tyre u zhvillua konkretisht kështu:

Miri: “Ke rënë në dashuri?”
Mateo: “Kam ndjenja, po.”
Miri: “Ke ndjenja? Merru me atë gocën pra se iku.”
Mateo: “E fitoi ajo nominimin.”
Miri: “Aa, e ka bërë për nominim. Këta e pranojnë vetë, e ka bërë për nominim, çfarë turpi.”

Nisur nga këto pamje, Jul Deda ka publikuar komentin e tij duke e cilësuar përgjigjen e Mateos si një zbulim të pavetëdijshëm të strategjisë së Brikenës.

Tani që Mateo ka ndjenja për Brikenën kjo as nuk diskutohet por problemi është shumë i sinqertë. Sinqeriteti i tepërt i Mateos nxjerr bllof Brikenën që do të thotë Mateo në një farë mënyre pranon që Brikena e ka bërë këtë gjë për nominim që do të thotë është afruar për Mateon, ka deklaruar pëlqim sa për të kaluar nominimin dhe këtë Mateo e pranon me gojën e vet.”

Kujtojmë se afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos nisi të theksohej dukshëm vetëm gjatë ditëve kur ajo ishte në një nominim kokë më kokë me Gimbon.

Menjëherë pasi i mbijetoi eliminimit, ajo deklaroi se shenjat e tyre të zodiakut nuk shkojnë dhe se ai preferon të qëndrojë me të tjerë, përpara se t’i kërkonte sërish pajtim pak orë më vonë përmes gishtit të vogël në dhomën e gjumit.



Source link