EMRI/ U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

March 20, 2026


Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë, ndërsa ndodhej në ambientet e Bllokut të Sigurisë.

Sipas policisë, rreth orës 05:45 të datës 20 mars 2026, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë, ka humbur jetën shtetasi Bledi Panajoti, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë.

41-vjeçari ishte ndaluar më 18 mars për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa policia thotë se vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.



Source link