“Unë dhe Mateo nuk shkojmë. Ja pse”- Përmend edhe Selinën – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka zgjedhur të komentojë raportin e saj aktual me Mateon.
Duke iu drejtuar kamerave, ajo ka trajtuar distancimin e tyre të fundit me nota humori, duke e argumentuar këtë me papajtueshmërinë e karaktereve sipas shenjave të zodiakut dhe duke përmendur zgjedhjen e Mateos për të kaluar kohë me banorë të tjerë.
Ajo u shpreh ekzaktësisht: “Unë të kam thënë Vëllai i madh, që Demi edhe Dashi nuk shkojnë.
Për shembull sot jena çu, ai preferon më shumë të qëndrojë bëjë debat me Selin, me ndejt me persona tjerë se sa me mu. Demi dhe dashi nuk shkojnë se e kanë kokfortësinë, nuk sqarohen.”
Kujtojmë se, gjatë ditëve të kaluara kur Brikena ishte në një nominim dysh me Gimbon – i cili u eliminua të martën mbrëma – ajo shfaqi një afrimitet të theksuar me Mateon.
Kjo qasje, e cila nuk ishte vënë re që prej ditëve të para të spektaklit, nxiti aludime të shumta si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë, të cilët e komentuan këtë afrimitet si një lëvizje të mundshme për t’i mbijetuar nominimit.