Reagon Gjesti: Kam bërë gabim, kërkoj falje
1
Gjesti ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi me një sqarim në rrjete sociale.
Fillimisht, ka treguar se është shëndoshë e mirë, e pastaj ka shtjelluar rastin.
“Shëndoshë e mirë, afër familjes time. Ju dua e faleminderit 100 herë për përkrahjen e mesazhet e mira”, u shpreh ai në InstaStory.
Artisti pejan thotë se nuk ka kaluar një periudhë të mirë dhe se kërkon falje për shqetësimin që ka shkaktuar, por që po vazhdon me procedurat ndaj kompanisë “Onima”, për keqtrajtimet që siç thotë i ka shkaktuar ndër vitesh.
Më poshtë postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Sqarim
Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua, edhe po e ndjej të nevojshme me adresu se çka ka ndodh.
Fillimisht po dua me pranu që kam bërë gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kam shkaktuar te stafi.
Më vjen shumë keq, edhe jam shumë pishman.
Unë nuk jam njeri i tillë edhe veç një torturë e madhe që nuk u ndal kurrë ka mundur të më sjell në atë gjendje.
Faleminderit prej zemrës për krejt mesazhet dhe mbështetjen, më keni dhënë forcë në momente të vështira.
Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burim Azemin dhe Artan Çerkinin, për profesionalizmin edhe përkrahjen e vazhdueshme.
Në bashkëpunim me label, menaxhmentin, edhe avokatët tonë në Britani, kemi nis procedura ndaj kompanisë Onima për keqtrajtimet ndër vite, borxhet (duke e përfshirë edhe borxhin aktual) mundësitë e humbura dhe dëmet e shkaktuara.
Ka shumë gjëra që akoma nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt.
Muzikën nuk mundet me ma ndal askush, sidomos jo njerëzit edhe kompanitë që e kanë për qëllim me i shkatërru artistët edhe me e njollos industrinë e muzikës.
Gjatë kësaj kohe që jemi në gjyq në qoftë nevoja edhe veç në TikTok e Instagram kam me i postu këngët e mia, e pa muzikë nuk ju lë.Ju dua shumë.
Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë.

Gjesti”.