“Po më vijnë shumë mesazhe…”/ DJ Gimbo reagon për herë të parë në rrjetet sociale pas daljes nga BBV 5

March 19, 2026


Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, gjatë Prime-t të së martës.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku bashkëngjitur me të ka shkruar edhe disa fjalë zemre për të gjithë ata që e mbështetën atë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV 5.

DJ Gimbo shkruan se po merr mesazhe të shumta nga fansat, por është e pamundur që t’u kthesh përgjigje të gjithëve.

“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim.

Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë! ❤️🔥”, ka shkruar DJ Gimbo krahas fotos së publikuar në “Instagram”.






Source link