Lutemi që t’u jepet fund luftërave dhe të sjellë paqe në botë
2
Edhe këtë herë në ditën e fundit të Ramazanit, iu drejtua besimtarëve myslimanë.
Për këta të fundit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se Ramazani ishte muaji i edukimit shpirtëror e moral.
Ky adresim i myftiut, erdhi në prag të festës së Fitër Bajramit.
“Ramazani na mësoi se besimi nuk është vetëm fjalë, por përkushtim i gjallë. Ai na edukoi në durim, në sinqeritet dhe në përgjegjësi, duke na kujtuar se njeriu e arrin madhështinë e tij përmes përulësisë dhe devotshmërisë. Ky muaj na bëri të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë ndaj Zotit, ndaj vetvetes dhe ndaj shoqërisë, duke forcuar ndjenjën e solidaritetit dhe të dhembshurisë për ata që janë në nevojë”, ka thënë Tërnava.
E kurora e gjithë këtij udhëtimi shpirtëror, Ternava tha se është festa e Bajramit.
“Fitër Bajrami është festë e bashkimit, e pajtimit dhe e humanizmit. Është dita kur hapen zemrat, kur shtrihen duart e pajtimit dhe kur forcohen lidhjet familjare e shoqërore. Sofrat tona mbushen me begati, por mbi të gjitha me dashuri, respekt dhe mirënjohje. Kjo festë na kujton se gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët”, ka thënë tutje Tërnava.
Në lutjet e tij, Tërnava nuk harroi as ngjarjet që kanë tronditur botën.
“Lutemi që Zoti i madhërishëm ta udhëzojë njerëzimin, t’u japë fund luftërave, t’i ndalë vuajtjet dhe të sjellë paqe e mirëkuptim në botë. Fitër Bajrami na rikujton edhe fisnikërinë e njeriut dhe misionin e tij në tokë”, tha Tërnava”, theksoj Tërnava.
Në fund, i pari i BIK-ut, uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.