Hapet për qarkullim për vetura të vogla rruga Kullë-Rozhajë, për kamionë ende e bllokuar

March 19, 2026


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është hapur për vetura të vogla, rruga në Pejë, në pikën kufitare Kullë-Rozhajë.

Porse, për kamionë rruga është ende e bllokuar, ka shtuar tutje QKMK.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.






Source link