“Çmendet” tregu! Nafta shitet me 118 dollarë për fuçi, në Shqipëri litri e kalon 205 lekëshin

March 19, 2026


Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme janë ndjerë goxha në mbarë botën, përfshirë këtu dhe vendin tonë, pasi çmimet e naftës kanë pësuar sot një rritje drastike.

Mediat e huaja raportojnë se për shkak të goditjeve më të fundit të rezervave të naftës, nafta Brent do të shitet me 118 dollarë për fuçi, pas rritjes së papritur me 10%. Ndërsa nafta amerikanë raportohet se po shitet me 97 dollarë për fuçi.

Rritjet e papritura të kostove të naftës dhe gazit natyror janë ndjerë dhe në vendin tonë, ku çmimi aktual për litër e kalon 205 lekëshin.

Çmime të larta janë caktuar në qarkun e Vlorës ku mësohet se aktualisht nafta po tregohet me 209 lekë për litër. Ndërsa në kryeqytet litri i naftës po shtitet aktualisht me 200 lekë.

Gjithashtu, janë rritur ndjeshëm dhe çmimet e gazit natyror në Evropë. Raportohet se gazi nga Holanda, TTF është rritur me afro 35%, duke arritur deri në 70.8 euro për megavat-orë.

Zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme patën ndikim të menjëhershëm në botë.

Situata në Lindjen e Mesme është tensionuar akoma më shumë ditën e sotme pasi Irani ka goditur rafinerinë më të madhe të naftës në Katar.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump është zotuar se do të marrë hak për sulmet iraniane ndaj Katarit duke paralajmëruar se së shpejti do të goditet Parsi Jugor që është një nga burimet iraniane të furnzimit me naftë në botë.



Source link