Benita nis koncertet në Zvicër me këngëtarët e tallavasë

March 19, 2026


Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zeneli duket se ka nisur angazhime të reja në muzikë.

Ajo pritet të performojë në diasporë, duke filluar me një seri koncertesh në Zvicër, shkruan “Kosovarja”.

Në mbrëmjen e parë, Benita do të jetë pjesë e një eventi ku do të këndojë përkrah një grupi këngëtarësh të muzikës tallava.

Koncertet në diasporë konsiderohen një mundësi e mirë për artistët shqiptarë për të zgjeruar audiencën. Për Benitën, kjo paraqet një fazë të re pas eksperiencës në formatin televiziv.






Source link