Arbana Osmani ka diçka të rëndësishme për të thënë për “Ferma VIP”

March 19, 2026


Arbana Osmani ka ndarë një informacion të rëndësishëm lidhur me nisjen e reality show-t “Ferma VIP”. Përmes një postimi në Instastory, ajo bëri të ditur se nga starti i programit na ndajnë vetëm tetë ditë, shkruan “Kosovarja”.

Moderatorja publikoi edhe një pamje të shkurtër nga ambientet e fermës, duke dhënë një ide paraprake për vendin ku do të zhvillohet formati.

Nga ajo që shihet, duket se këtë vit struktura do të jetë ndryshe nga edicionet e mëparshme.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur interesi për formatin është në rritje. “Ferma VIP” pritet të rikthehet me risi dhe elemente të reja që synojnë të tërheqin audiencën.






Source link