Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar nga zjarri një ditë para ndërrimit të viteve në Itali, merren nën akuzë 3 drejtuesit e Qendrës për të Mitur! Si ndodhi ngjarja katër vite më parë

March 18, 2026


Vrasja e paqëllimshme është vepra penale që dyshohet për vdekjen tragjike të shqiptarit Ledjan Imeraj, në flakët e një institucioni për të mitur në fund të vitit 2022.

ledian imeraj3

Me sa duket, rreziku i zjarrit nuk është vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme dhe hetimet shtesë sollën prokurorët në një proces të ri ku kanë marrë nën hetim të paktën 3 persona

“Rai News” informon se ekzistojnë tre kërkesa për ngritje padie për vdekjen e Ledjan Imerajt, 17-vjeçarit që vdiq në zjarrin në qendrën e të miturve të menaxhuar nga Kooperativa Aedis në Pasian di Prato, natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2022.

ledjan imeraj itali

Më 7 maj, përfaqësuesi ligjor i kompanisë, Michele Lisco, kreu i shërbimit të parandalimit dhe mbrojtjes së kooperativës, Marco D’Ambros, dhe pronari i SD Security Dealer, Gianni Mainardis, thirren të paraqiten para gjyqtares së seancës paraprake Giulia Pussini.

zjarri itali

 

 

“Ata do të duhet të përgjigjen për vrasje të paqëllimshme, në veçanti, për akuzën se nuk e kanë vlerësuar në mënyrë adekuate rrezikun e zjarrit dhe nuk e kanë trajnuar në mënyrë adekuate operatorin në detyrë, i cili ishte midis personave të hetuar fillimisht dhe tani është një nga palët e dëmtuara”, informon media në fjalë.

zjarri itali1

Flakët shpërthyen në katin e parë në orën 02:00 të mëngjesit më 31 dhjetor.

ledjan imeraj

Përveç Ledjan Imerai dhe punëtorit (i cili pësoi disa djegie ndërsa përpiqej të shpëtonte fëmijët), një tjetër fëmijë që qëndronte atje u shtrua në qendrën e djegieve në Verona, për lëndime të pësuara pasi shpëtoi veten duke rënë nga dritarja e kuzhinës.

itali godina

ledjan imeraj2

zjarri itali1



Source link