“Si njeri pa njeri”/ Selin e përlotur te Dhoma e Rrëfimit, çfarë tha për eliminimin e Gimbos nga BBV 5?
Mbrëmjen e djeshme ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo.
Selin e mbajti veten që të mos qante, teksa ish-banori i dha forcë të ecë përpara teksa ai ishte në studion e madhe të BBV 5.
Ndërkohë sot, në profilin zyrtar të reality show-t është publikuar një video e Selin te Dhoma e Rrëfimit menjëherë pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme.
Aty, ajo shfaqet me lot në sy dhe shprehet se ishte e vështirë kur Gimbo ishte në shtëpi, imagjino pa të.
“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare.
E di kur je kështu, njeri pa njeri”, është shprehur Selin te Dhoma e Rrëfimit.