Pas daljes nga “BBVA”, Gimbo ka veç një fjalë për Gretën
1
Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Dj Gimbo është shfaqur sërish në publik përmes një takimi në studio me ish-banoren Greta. Të dy janë fotografuar bashkë, në një moment që është ndarë më pas në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Në përshkrimin e fotos, Gimbo ka zgjedhur një fjalë të vetme për t’iu referuar Gretës.
Ai ka shkruar “Kuni”, një shkurtim i fjalës “kunata”, duke nënkuptuar raportin familjar që e lidh atë me të.
Greta njihet si kunata e të dashurës së tij, Selinit, çka e bën këtë takim një moment të natyrshëm në vijimësinë e marrëdhënieve të tyre edhe jashtë formatit televiziv.
