Me mua nuk merresh dot
26
Duket se miqësia e Selin dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është prishur përfundimisht. Ditën e sotme, dy banorët duket se janë kthyer në kundërshtar të njëri-tjetrit.
Pas largimit të Gimbos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, me të cilin Mateo kishte një raport të mirë miqësor, ai ka nisur përplasjet menjëherë me Selin.
Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.
Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.
Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.
Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.
Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.
Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.
Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.