Lufta do të ketë pasoja globale, do goditen të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës

March 18, 2026


Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”.

Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt.

Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare kundër përshkallëzimit të luftës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e konsiderojnë të padrejtë një përballje ushtarake ndaj Iranit.

“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po shprehen hapur se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Më shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim”, u shpreh ai.



Source link