Lajmi që tronditi rrjetin, vjen reagimi i këngëtares Rozana Radi

March 18, 2026


Një lajm i pavërtetë ka qarkulluar së fundmi në platformat e rrjeteve sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën.

Postimi, i cili ishte modifikuar për t’u dukur si lajm i një faqeje të njohur, ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm te publiku.

Përballë kësaj situate, Rozana ka reaguar përmes llogarisë së saj në Instagram për të përgënjeshtruar ngjarjen dhe për të shprehur indinjatën ndaj atyre që krijojnë dezinformata të tilla.

Ajo ka ndarë pamjet e postimit të rremë në “InstaStory”, duke u shprehur: “Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online.”

Më tej, këngëtarja theksoi rrezikun dhe pasojat reale që lajme të këtij lloji sjellin te rrethi i saj i ngushtë, duke shtuar:

Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka.”



Source link