Lajm që na ka tronditur thellësisht

March 18, 2026


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre shtetasve të Kosovës në një aksident të rëndë që ndodhi në Austri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh i tronditur nga ky lajm, duke konfirmuar se viktimat janë identifikuar nga Ambasada e Kosovës në Vjenë.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës“, shkroi Kurti.

Kryeministri u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, duke shtuar se kjo është një humbje e madhe për të gjithë.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, shtoi ai.

Kurti bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me misionin diplomatik në Vjenë për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët në këtë periudhë të vështirë.

Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon edhe viktimën e tretë nga aksidenti në Vjenë






Source link