“Ke ushtruar dhunë ndaj gruas”/ Nuk ndalen debatet në BBV, Rogerti përplaset me Artanin: Të pëlqen pija

March 18, 2026


Rogert Sterkaj ka vijuar ditën e sotme përplasjet e tij me Artan Kolën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Gjatë një debati, ai nuk i ka kursyer komentet për familjarët e banorëve që janë jashtë, duke u fokusuar veçanërisht te Tani, edhe pse e njeh atë vetëm përmes bisedave brenda shtëpisë.

“Dukesh që ke ushtruar dhunë në familje, ndaj gruas”, tha Rogerti në një moment, ndërsa më pas shtoi:

“Je qejfli femrash, të pëlqen pija”.

Deklarata të këtij lloji kanë shkaktuar kritika nga opinionistët, të cilët vënë në dukje se nuk është e lejuar të përfshihen persona që nuk ndodhen brenda shtëpisë.

Megjithatë, për Rogertin kjo duket të jetë pjesë e strategjisë së tij pa filtra, ku nuk kursen askënd nga banorët e tjerë.



Source link