Falja e Fitër Bajramit bëhet në orën 06:18
1
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët për muajin e Ramazanit që përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026 dhe manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftim.
Me rastin e festës, ditën e parë, më 20 mars, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”