GJKKO kaloi sot për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho. Këta të fundit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se nuk kishte asnjë surprizë, por theksoi se fatin e saj nuk e ka në dorë as gjykata dhe as prokuroria.
Ajo theksoi se beteja nuk është ligjore, por është një betejë me veten dhe zotin.
“Fatin tonë nuk e ka as GJKKO dhe as Prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Kjo është një betejë me opinionin publik, nuk është beteje ligjore. Beteja jonë është beteja me vetëveten dhe zotin. Sa i përket vendimit të sotëm mund të them që ishte një vendim nën presion, jo të gjithë e përballojnë presionin. Gjyqtarja pranoi që në dosje 90% të akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni, do shikoni të gjitha kartat e krediteve të bizneseve. Kanë paguar për dashnoret apo jo”, tha Kryemadhi.
vijon