Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon edhe viktimën e tretë nga aksidenti në Vjenë
3
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e aksidentit tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj.
Nga viktimat, tre janë shqiptarë: Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977) dhe Istref Zekaj. Ky i fundit tashmë është konfirmuar zyrtarisht si shtetas i Republikës së Kosovës nga Ambasada e Kosovës në Austri. Ndërkohë, viktima e katërt është nga Bosnja.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të procedurave të mëtejshme.
Sipas informacioneve fillestare, gjatë punimeve të betonit një pjesë e konstruksionit u rrëzua, duke zënë nën rrënoja pesë punëtorë.
Shërbimet emergjente arritën të shpëtojnë një person, i cili u dërgua në spital me lëndime, ndërsa katër të tjerë u nxorën pa shenja jete.