Gjatë transmetimit të “Prime-t” të djeshëm të “Big Brother VIP”, një detaj në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Sara Hoxha ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një imazh të shkrepur nga prapaskena e studios. Në këtë fotografi, krahas publikut dhe dy opinionistëve, në qendër të fokusit shfaqet moderatori i formatit, Ledion Liço.
Ky veprim i saj merr vëmendje të veçantë për shkak të situatës së përfolur gjatë muajve të fundit.

Prej afro një viti, filluar që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”, në media kanë qarkulluar zëra për një ndarje të mundshme mes dyshes, të cilët janë prindër të tre fëmijëve.
Krahas kësaj, vetëm pak javë më parë, nisën aludimet se Sara Hoxha mund të ketë nisur një marrëdhënie të re.
Kujtojmë se, pavarësisht interesit të lartë dhe raportimeve të vazhdueshme rreth jetës së tyre personale, as Sara dhe as Ledioni nuk kanë bërë një deklaratë publike.
Deri më tani, çdo pretendim për ndarje apo lidhje të reja ka mbetur në kuadrin e thashethemeve të pakonfirmuara, ndërsa ata vazhdojnë angazhimet e tyre respektive në televizion.