Sami Lushtaku reagon për tragjedinë e katër punëtorëve kosovarë në Vjenë

March 17, 2026


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Lushtaku theksoi se kjo humbje e rëndë prek të gjithë komunitetin dhe lë një boshllëk të madh tek familja dhe të afërmit e të ndjerit.

Ai gjithashtu u shpreh ngushëllime për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident, shkruan Klankosova.tv

“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, shkroi kryetari Lushtaku.






Source link