Pas martesës, Princ Leka bën vizitën e parë zyrtare me bashkëshorte
3
Pak ditë pasi u martua, Princi Leka ka bërë vizitën e parë zyrtare me bashkëshorten e tij.
Përmes një postimi, Princi Leka ka bërë të ditur se po qëndron për vizitë zyrtare në Sllovaki, raportin IndeksOnline.
Postimi i plotë:
𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐢𝐭𝐫𝐚, 𝐒𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚𝐤𝐢
Pas kremtimit të dasmës sonë në Apponyi, zhvilluam së bashku një vizitë zyrtare në Kështjellën e Nitrës dhe në selinë e Dioqezës së Nitrës.
U pritëm nga Imzot Viliam Judák, në praninë e Ambasadorit Ľubomír Rehák dhe Marek Sobola.
Gjatë vizitës u theksuan lidhjet historike ndërmjet Nitrës dhe Beratit, si dhe u nderua kujtimi i Shën Nënë Terezës. Vizituam gjithashtu Katedralen – Bazilikën e Shën Emeramit dhe ambientet historike të dioqezës.
Kjo vizitë pas martesës sonë pasqyron lidhjet e qëndrueshme historike dhe trashëgiminë e përbashkët europiane, përfshirë edhe rrënjët hungareze të familjes sonë, si dhe vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.