Një video e publikuar së fundmi nga Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetin dhe ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës, duke ngritur dyshime për sinqeritetin e tyre. Në pamjet që po qarkullojnë, dyshja shihen duke u përqafuar, me Mateon që e tërheq Brikenën pranë vetes. Megjithatë, ajo që ka rënë më shumë në sy është reagimi i Brikenës, e cila duket e rezervuar dhe jo shumë emocionale, pavarësisht se ia kthen përqafimin.
Kjo nuk është hera e parë që publiku vëren një distancë të tillë. Që në fillim të spektaklit, shumë ndjekës kanë komentuar se Brikena nuk ka treguar interes të madh ndaj Mateos, duke shtuar dyshimet për natyrën e raportit të tyre.
Pas publikimit të videos, rrjetet sociale “shpërthyen” me komente kritike. Disa prej tyre ishin mjaft të ashpra, duke e cilësuar situatën si të sforcuar dhe jo të sinqertë. “Sa e kontraktuar është kjo vajzë”, “Sa pa lidhje, si adoleshentë” apo “Na e shpifët”.
