Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin(Video)

March 17, 2026


Një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po qarkullon në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një moment tensioni mes Mirit dhe Artanit, i cili ka ndodhur në ambientet e kuzhinës dhe ka mjaftuar për të ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e programait.

Sipas pamjeve, Miri shihet teksa e shtyn Artanin me krah. Ky veprim fizik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke qenë se rregullat e “Big Brother” janë të qarta dhe ndalojnë rreptësisht çdo lloj kontakti fizik apo agresioni mes banorëve.

Tashmë, një pjesë e madhe e komentuesve në rrjet po kërkojnë marrjen e masave nga Vëllai i Madh, duke kërkuar specifikisht një “Zarf të Zi” për Mirin.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim apo vendim zyrtar nga ana e produksionit për këtë ngjarje.

Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të sotëm nëse ky veprim do të analizohet dhe do të ketë masa konkrete, apo nëse do të konsiderohet thjesht si një debat i kaluar brenda dinamikave të shtëpisë.



Source link