’40 ditë pa babain’, Rovena prek me fjalët për të
3
Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes së njeriut të saj më të shtrenjtë, babait.
Së fundmi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një fotografi krah të atit, për ta kujtuar atë.
Krahas një fotografie ku shihet e mbështetur në krahun e të atit, Rovena ka shkruar fjalë që prekin zemrat.
“40 ditë pa ty Baba. Qofsh i paharruar e shpirti yt i pastër pranë Zotit,” – janë fjalët e këngëtares në postimin e saj.
Screenshot