Një deklaratë e stilistes Elva Bella disa ditë më parë bëri xhiron e rrjetit. E ftuar në një emision televiziv, ajo u pyet drejtpërdrejt për stilin e moderatores së “BBV Fan Club”, Kiara Tito.
Me një përgjigje të prerë dhe pa doreza, stilistja, me të cilën Kiara ka punuar më parë në një program rinor, u shpreh se Kiara “nuk ka një identitet në veshje” dhe se stili i saj është më shumë një kopjim i trendeve të momentit, pa sjellë diçka të sajën origjinale.
Edhe pse Kiara zakonisht nuk përfshihet në reagime të tilla publike, këtë herë nuk e ka lënë pa përgjigje, duke gjetur momentin e përsosur për të lëshuar një “thumb” gjatë puntatës së djeshme të “Fan Club”.
Rasti u krijua pasi opinionisti Arjan Konomi ndërhyri për të komplimentuar moderatoren dhe të ftuarit për veshjet e tyre mjaft elegante me ngjyra të çelëta.
Pasi e falënderoi, Arjani i dha Kiarës një këshillë dashamirëse duke i thënë: “Të këshilloj mos ndërro stil, se është i yti.”
Këtu, Kiara nuk e humbi rastin për t’i dhënë një përgjigje që duket qartë si një kundërpërgjigje për stilisten Elva Bella. Me një buzëqeshje ironike, ajo ia ktheu menjëherë:
“Jo jo, nuk e ndërrojmë stilin.”