Nga Llogaraja te Porti i Durrësit! Sovrani do t’i tregojë vendin

March 16, 2026


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij më largimin e Belinda Ballukut.

Për gazetarët, kryedemokrati renditi sipas tij dosjet në të cilat është implikuar kryeministri Rama, ndërsa theksoi se nuk po mbron Ballukun, por vetën e tij.

Kreu i PD, deklaroi se do të jetë sovrani ai që ‘do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton’.

“I them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde. Kurrë! Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se dosjet ku Rama është i implikuar janë të shumta, nga Tuneli i Llogarasë, tek Porto Romano, Porti i Durrësit, AKSHI apo edhe inceneratori i Tiranës.



Source link