Një moment sa i çuditshëm aq edhe qesharak është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonisti i situatës ka qenë banori Mali.
Gjithçka ndodhi në dhomën e make-up, ku Mali vendosi të hipte mbi një tavolinë në formë kërpudhe që ndodhet në mes të dhomës. Por ai duket se kishte harruar një detaj shumë të rëndësishëm: në qendër të tavolinës ndodhet një vrimë e madhe.
Në momentin që tentoi të hipte sipër saj, Mali humbi ekuilibrin dhe ra brenda vrimës së tavolinës, duke mbetur i ngecur në mes të saj. Situata krijoi menjëherë të qeshura mes banorëve të tjerë, të cilët u mblodhën për ta ndihmuar.
Banorët, mes të qeshurash dhe batutash, u përpoqën ta nxirrnin nga ajo situatë duke kthyer tavolinën nga ana tjetër, derisa më në fund arritën ta çlironin.
Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë quajtur këtë një nga momentet më qesharake të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.