“Moj e pafytyrë, ke rënë në dashuri me një burrë të martuar “/ Mateo debaton ashpër me Juelën

March 16, 2026


Një debat i ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Juelës dhe Mateos.

Gjatë një përplasje të ashpër mes Artanit dhe Juelës, ka ndërhyrë edhe Mateo, duke i kujtuar banores klipin që u shfaq në Prime-n e së shtunës së bashku me Rogertin, duke thënë se ka ndjenja mes tyre. Ndërkohë Juela i është përgjigjur Mateos, ku sipas saj, raportin që ai ka krijuar me Brikenën e ka për lojë.

Pjesë nga debati:

Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje.

Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format.

Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje.

Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti.

Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë.

Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda.

Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp.

Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh.

Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë.

Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda.

Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja.

Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës.

Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar.

Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat.

Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.

Juela: Unë pres çdo gjë nga ty.



Source link