Manushaqja, zarfi me lekë dhe fëmija me 9 operacione në kokë
20
Në një rrëfim mbi jetën e saj, Greta Kazazi ka treguar pasditen e sotme në Ftesë në 5 një prej ngjarjeve jetësore që i ka lënë më shumë shenjë.
Teksa ish- banorja ndau të gjithë eksperiencat e punës që në moshën 14- vjeçare shtoi se takimi rastësor me një zonjë shqiptare, e quajtur Manushaqe i ka dhënë shumë dhimbje.
Mes lotësh Greta tregoi se Manushaqja e kishte fëmijën 3 vjeçar të sëmurë, me 9 operacione në kokë, por që nuk po arrinte të gjente zgjidhje në shtetin italian.
“Pronarët e punës me thonin nuk jemi për bamirësi. Ndjeva siklet, doja me se sbën t’i ndihmoja. Bëra diçka që s’duhet ta kisha bërë. I mora numrin, ia tregova familjes. Familjarët më dhanë zarfin”, tregoi mes lotësh Greta, e cila shtoi se ende sot e kësaj dite mban komunikime me familjen e Manushaqes.
Mes lotësh, ish banorja pohoi se pika e dobët e saj është mami, e cila ka pasur një problem shëndetësor për të cilin mbahet ende në kontroll.
“Është Zoti për mua, pastaj mami”, u shpreh ajo.
Greta komentoi gjithashtu rrugëtimin e saj, të Selin në Big Brother dhe çfarë i ka thënë familja e Selin dhe babai i saj fill pas daljes.