I dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur për Policinë e Kosovës

March 16, 2026


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në “Çarshinë e Vjetër”.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe armë e ftohtë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, poashtu është gjetur edhe një armë e ftohtë”, tha ai.

Elezaj gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur Policinë.

“Dorasi për Policinë, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë është i njohur, do të thotë ne e njohim”, u shpreh ai.






Source link