Selin Bollati ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, ku u shpall “kampionia” e gafave.
Por, duket se kurioziteti i publikut nuk është ndalur vetëm te banorja, duke u zgjeruar edhe te familjarët e saj.
Së fundmi, ndjekësit e rrjeteve sociale kanë gërmuar në profilin e babait të Selinës, Jeton Bollati, dhe kanë nxjerrë në dritë një postim që daton në vitin 2013.
Më 16 tetor, pikërisht në datëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha, ai kishte vendosur si fotografi profili portretin e tij, duke e shoqëruar me një status thellësisht vlerësues.
Siç shihet në fotot e siguruara, babai i Selinës shkruante hapur:
“Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.”

Lartësimi i një figure kaq diktatoriale, e cila i shkaktoi aq shumë vuajtje popullit shqiptar, ka sjellë menjëherë një valë reagimesh negative dhe indinjatë në rrjet.