Alaudini bëhet tullac, zbulon arsyen e madhe! – Ora Info

March 16, 2026


Pas një sezoni të gjatë, plot emocione dhe super intensiv si moderator i “Big Brother VIP Kosova”, duket se Alaudin Hamiti ka gjetur më në fund kohën për t’u kujdesur për veten e tij.

Nëse jeni mësuar ta shihni gjithmonë të kuruar deri në detajin e fundit gjatë netëve “Prime”, në postimin e fundit do të habiteni! Moderatori ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke i hyrë procedurës për mbjelljen e flokëve.

Alaudini ka ndarë disa pamje nga klinika ku shfaqet krejtësisht “tullac” para ndërhyrjes. Por ajo që i bëri të gjithë të qeshin ishte rrëfimi i tij i sinqertë!

Ai zbuloi publikisht “sekretin” dhe trukun kozmetik që ka përdorur gjatë gjithë kësaj kohe në ekran për të fshehur këtë detaj nga sytë e publikut. “Boll ma me i mbulu flokët me fiber,” shkroi ai në postimin e tij.





Source link