Ajo kishte edhe një motër

March 16, 2026


Pas plot 12 vitesh tmerri në një kamp në Siri, Eva Dumani u rikthye pasditen e 14 shkurtit në shtëpinë e saj, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare e parterëve ndërkombëtarë.

Pasi vuajtën bashkë në kampet e Sirisë, aty ku humbën babanë dhe gjyshen e tyre, motër e vëlla ia dolën të riktheheshin pranë mamasë së tyre, i vëllai vite më parë edhe Eva vetëm këtë shkurt.

Por më parë, në momentin e riatdhesimit të vëllai të saj, Eva nuk ka pranuar të rikthehej, e një nga arsyet e ka zbuluar për TopChannel, psikologia e cila ka biseduar me të, Anxhela Peza.

E cila është shprehur: “Eva Dumani nuk ktheheshe, një nga argumentet që jepjte sepse thoshte që unë kam edhe amanetin e babit këtu, sepse ajo kishte një motër tjetër që i ati e kishte domethënë, një nga, ose përshembull amaneti i babait tim është që unë të jetoj në një vend islamik”

Pra Eva sipas kësaj deklarate dyshohet se ka një motër, nga babai, e cila është në Siri. Por ende nuk është bërë një deklaratë nga vetë Eva publikisht, apo nga familjarët e saj.

Ndërkohë që drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi ka përshkruar gjendjen aktuale të Evës, tashmë që ka kaluar pak më shumë se një muaj nga rikthimi i saj.

“Eva vazhdon të jenë pranë familjarëve të saj, ka shprehur dëshirën që ta pranojë ndihmën tonë, duke u asistuar për mbështetje edukative, veçanërisht me Ministrinë e Arsimit që ka ngritur një grup pune që ta regjistrojmë në shkollë që të rikuperojë vitet e humbura nga vitet e ferrit. Para pak ditësh ka shprehur dëshirën të nisë shkollën dhe nëse vendos dhe të ndjekë një kurs”, tha ajo.



Source link