Telashe për “Top Fruits”, abuzoi me paratë e BE-së, AZHBR i kërkon të kthejë 1.5 mln euro

March 15, 2026


Një nga kompanitë më të mëdha të grumbullimit të fruta perimeve në vend, Top Fruits është në telashe. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka paditur Top Fruits në gjykatë duke i kërkuar të kthejë mbrapsht 1.5 milionë euro, para të marra nga grantet e IPARD.

Kapitali publikon dokumentin e padisë, ku AZHBR i kërkon kompanisë më të mandhe të grumbullimit të fruta perimeve në vend të kthejë shumën e grantit të përfituar në vitin 2019, së bashku me penalitetet përkatëse.

Në tetor të vitit 2019 Top Fruits, e cila në atë kohë mbante emrin Doni Fruits, aplikoi për mbështetje nga grantet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një pike grumbullimi për fruta perimet në zonën e Lushnjes.

Investimi për ngritjen e pikës së grumbullimit parashikohej në masën 230 milionë lekë, nga të cilat 86 milionë lekë u financuan nga granti i IPARD dhe 28.7 milionë nga granti i buxhetit të shtetit.

Granti u miratua në tetor 2019, kur Doni Fruits zotërohej nga Burim dhe Ejup Ahmeti dhe hetimi i OLAF zbuloi se dy shtetasit kosovar kane abuzuar me paratë e përfituara falas nga BE dhe qeveria shqiptare.

Në total kompania përfitoi 114.7 milionë lekë ose 1.2 milionë euro me kursin aktual. Por së bashku me kamatvonesat, shuma që i kërkohet të kthehet kësaj kompanie është mbi 1.5 milionë euro.

Kompania drejt falimentimit?

Top Fruits u themelua në vitin 2013 nga Burim dhe Ejup Ahmeti, dy shtetas nga Kosova. Për shumë vite ajo ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj të fruta-perimeve në Shqipëri duke eksportuar mesatarisht deri në 10 milionë euro në vit. Paralelisht kompania ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitin 2021, deputeti i PS-së, Erion Braçe shkruante në rrjete sociale se pronari i saj ka pikën më të madhe të eksporteve, por me ndihmë të madhe nga qeveria. I ka dhënë afër 100 milionë lekë të reja, plus rrugën nga FSHZH, plus linjë të dedikuar për energjinë, plus linjë të dedikuar për ujin./Faktor



Source link