“Shqiponja nuk kap miza”/ Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi i parë nga pronari i Onima

March 15, 2026


Pas lajmit tronditës për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave të rënda se ka kanosur kompaninë muzikore “Onima”, sytë e publikut ishin drejtuar nga pala tjetër e përfshirë në këtë konflikt të ashpër.

Nuk ka vonuar shumë dhe pronari i “Onima”, Erkand Shabani, ka thyer heshtjen duke bërë reagimin e tij të parë publik.

Në vend të deklaratave të gjata zyrtare apo sqarimeve ligjore, ai ka zgjedhur të “godasë” përmes një mesazhi të shkurtër, por me shumë nënkuptime.

Në llogarinë e tij në Instastory, Shabani ka publikuar një shprehje të njohur latine në një sfond tërësisht të zi.

“Shqiponja nuk kap miza” – shkruhet në postim.



Source link