Nuk jam në burg, jam si kokrra e mollës

March 15, 2026


Debatet dhe zhvillimet në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të komentohen edhe jashtë shtëpisë.

Në emisionin “Fan Club”, u lidh në një bisedë telefonike babai i Selin, i cili foli për lojën e vajzës së tij në Big Brother VIP Albania 5, si dhe për deklaratat e bëra nga Rogerti se ai ndodhet në burg.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse i qëndron ende deklaratave që kishte bërë më parë për Mirin, ai u shpreh se nuk është penduar për asgjë dhe se vazhdon t’i qëndrojë fjalëve të tij.

BBVA/YouTube

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje.

Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta.

Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij.

Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë”, tha babai i Selin në një lidhje telefonike.

Babai i Selin theksoi se pavarësisht gjithçkaje që po ndodh në lojë, ai mbetet shumë krenar për vajzën e tij dhe e mbështet plotësisht.

 






Source link