Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë.
Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.
Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur.
Nën shoqërinë e nënës së saj, Ajola është shfaqur në rrugët e Bllokut, ku duket në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndonëse e veshur me të errëta dhe me të gjera, si për të fshehur disi barkun, dukshëm është vënë re.
Mësohet se Ajola është rreth muajit të 7 të shtatzënisë dhe çifti ka përdorur metodën invitro për të mbetur shtatzënë pas shumë tentativash të mëparshme të saj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike.
