“Kujdes nga vrimat” – si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit – Ora Info
Debatet e forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë vazhduar edhe gjatë Prime-it të fundit, ku në qendër të përplasjes ishin sërish Juela dhe Greta.
Tensionet mes dy banoreve kishin nisur prej disa ditësh, por situata u përshkallëzua gjatë sfidës së fundit, ku në debat u përfshi edhe Selin.
Një koment i bërë nga Juela gjatë lojës u interpretua ndryshe nga banoret e tjera dhe çoi në një përballje të ashpër në Prime, me akuza dhe tone të forta mes tyre.
Pjesë nga debati në Prime:
Juela: Gjatë sfidës, siç u pa në klip, unë bëra thjesht një koment, kujdes nga vrimat. Kjo vajzë, që mezi pret t’i drejtojë veshët, bashkë me kunatën e vetë, të kapin fjalë dhe t’i keqpërdorin. E bëjnë veçanërisht me mua. Nuk e di pse e kanë kaq të nevojshme ta kthejnë lojën në konotacione nga ana e tyre. Komenti im ka qenë gjithë kohës për lojën. Të emërojë kjo vajzë babanë tim, një njeri i nderuar në Milano dhe punën time, që e kam fituar me djersë dhe punë… Komentin ia bëra vetëm Gretës. Nuk kisha asnjë tendencë. Greta bëri një koment ‘trappano’, në italisht dhe unë i thashë: ‘Kujdes me trapanin dhe vrimat’. Tani dua që Selin të më shpjegojë kuptimin e fjalës bastarde.
Selin: Më vjen shumë keq të shoh veten time në këtë gjendje, por me shumë sinqeritet i them se fjala bastarde nuk e dija që kishte një konotacion shumë të rëndë. Po ta kishte, nuk do e kishim dëgjuar në filma vizatimorë.
Greta: Ti nuk je më në shina. Ke humbur kontrollin. Ka qenë shumë tendencioze. Vetëm me mua është marrë Juela.
Juela: Ti e ke nisur.
Greta: Juela boll, je bërë shumë e bezdisshme. Kjo vajzë i meriton ato fjalë. Më tha që jashtë do punosh me vrimat. Nuk kam lindur dje dhe i di shumë mirë disa gjëra. Është hera e tretë që Juela bën gjëra tendencioze. Nuk ia toleroj absolutisht, jo Juelës, po asnjërit, sepse jam rritur me kulturë nga prindërit e mi. Nuk e di ku është rritur Juela, por asaj i duken normale këto gjëra.
Si rrjedhojë e këtij debati të ashpër dhe situatës së krijuar në shtëpi, Vëllai i Madh mori vendimin që Greta të përjashtohej nga gara dhe të largohej menjëherë nga Big Brother VIP Albania.