“Fillova të zihesha me prindërit, merresha me lojëra të fatit”, Rogerti përlotet gjatë linjës së tij të jetës

March 15, 2026


Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania solli një moment shumë emocional për Rogertin.

Gjatë spektaklit u transmetua linja e jetës së tij, ku ai rrëfeu disa nga momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës, duke përfshirë emigrimin në Angli, problemet me lojërat e fatit, konfliktin me vëllain, si dhe njohjen me bashkëshorten dhe lindjen e djalit të tij.

Në këtë rrëfim të ndjerë, Rogerti tregoi hapur për periudhën e vështirë që kishte kaluar dhe për marrëdhënien e komplikuar me familjen e tij.

Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Nga viti 97-98, babai iku në Angli dhe më pas ne u përgatitëm për të ikur në Londër. Unë isha 13 vjeç, ndërsa vëllai 8 vjeç.

“Fillova të zihesha me prindërit. Më kapi fenomeni i lojërave të fatit. Prindërit më nxorën nga shtëpia, me të drejtë. Fillova të merrja para borxh. Mbaj mend babanë tim, mu ul në gjunjë për ta lënë këtë ves. Në dasmën e një miku, u njoha me gruan e jetës time, Enxhin.

Mbas disa takimesh, në dhjetor të vitit 2015, vendosëm të fejoheshim me Enxhin. Vëllai im nuk mori pjesë. Pas disa kohësh, Rogerti dhe Enxhi vendosën që të bënin dasmën e jetës. Sërish nuk më erdhi Xhulio. Arsyen e parë e dija, e dyta ishte lindja e mbesës time.

Tani nuk më dhimbset më vetja, më dhimbset vetëm djali. Gjatë vitit 2020 deri në 2024, kur unë jetoja me prindërit, unë zihem me Xhulion për para të kaluara.

I vumë dorën njëri-tjetrit dhe aty u betova që nuk do i flisja më. Nuk u takuam më deri në dhjetor të vitit 2025. Në shtator të vitit 2024, babai im sëmuret dhe pas rezultateve mësuam që babai kishte një gjendër në veshkë.

Unë kam pasur në mendje vëllain tim dhe gjëja e vetme që do të doja është të pajtohemi. Babai më kishte thënë më parë: ‘Nëse vdes, do vdes vetëm prej teje’ dhe kjo është një nga njollat më të mëdha në jetë.

Mami, babi, vetëm një gjë ju kërkoj, të më falni dhe të jeni krenar për djalin që keni jashtë”, u shpreh Rogerti në linjën e tij të jetës.

Pas këtij rrëfimi të sinqertë dhe të ndjerë, Rogerti nuk arriti t’i mbante lotët, duke emocionuar edhe banorët e tjerë dhe publikun që po ndiqte spektaklin.

 






Source link