Çfarë ndodhi papritur? Përjashtohet me Zarf të Zi nga Big Brother VIP Albania, ndërpritet gara për…

March 15, 2026


Rrugëtimi i Gretës në “Big Brother VIP 5” ka përfunduar në mënyrë të menjëhershme. Ajo është skualifikuar nga gara dhe ka lënë shtëpinë, pas një debati të ashpër me Juelën ku u përdor fjalor fyes dhe i papranueshëm për rregulloren e formatit.

Përplasja mes dy banoreve agravoi pas përfundimit të pjesës së dytë të spektaklit. Përpara se Vëllai i Madh t’i komunikonte vendimin e përjashtimit, vajzat patën një ballafaqim të fundit përballë njëra-tjetrës.

Juela kërkoi llogari për fjalët e rënda, duke përmendur familjen e saj.

Gjatë përballjes, Juela u shpreh hapur:

“Ki guximin dhe prano se çfarë the. Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.”

Nga ana tjetër, Greta u përpoq të shmangte akuzën fillestare dhe u përgjigj duke theksuar: “Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë. Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.”

Pavarësisht kësaj, fjalori i rëndë i lëshuar nga Greta u konfirmua edhe nga pjesa tjetër e banorëve të shtëpisë, të cilët pranuan se e kishin dëgjuar komentin.

Kjo i hapi rrugë vendimit të menjëhershëm të produksionit për ta përjashtuar atë nga loja.



Source link